Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Ndeshjen e "patinazhit" e fiton Partizani, Skënderbeu mundet në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshjen e "patinazhit" e fiton Partizani, Skënderbeu

SKËNDERBEU - PARTIZANI 1-2

Skënderbeu: Dajsinani, MekSi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Dowouna, Dëumfour, Mara, Pusi, Mensah Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Hoxha, Cordeiro, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Murataj, Bardhi, Asani, Solomon Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

Ndeshja: Një sfidë me pak raste që vendoset nga episodet. Terreni i vështirë në stadiumin e Skënderbeut ua vështirëson lojën të dy skuadrave. Megjithatë ekipi i Partizanit arrin të shfrytëzojë mirë rastet e krijuara duke shënuar me Bardhin dhe Solomon. Ndërkohë Mensah shkurton diferencën, por pa mundur të ndryshojë fatin e këtij takimi. Dëbora e rënë në Korçë ndikon në këtë ndeshje duke prishur performancën e të dy ekipeve. Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, aq sa Teuta e vendit të tretë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

Komenti minutë pas minute:

93'- Përfundon takimi.

92'- Skënderbeu pranë golit. Një këndore për korçarët, topi krosohet bukur dhe goditet nga vendasit, por shtylla i mohon festën.
90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
83'- Partizani bën zëvendësimin e parë. Nga loja del Melo për t'i lënë vendin afrimit të dimrit, Stenio Junior.

65'- Skënderbeu hap sfidën. Mensah con topin në rrjetë.
51'- Partizani pranë golit të 3-të. Gjuan Solomon, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Dajsinanit.
46'- Nis pjesa e dytë. Skënderbeu me dy zëvendësime.

45'- Mbyllet pjesa e parë.

41'- Skënderbeu pretendon penallti. Gjuan Taipi, ndalet nga Belica, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
38'- Goditje dënimi për Partizanin. Provon Jasir Asani, por sfera përfundon jashtë.
31'- Këndore për Skënderbeun, pret Alban Hoxha.
25'- Skënderbeu provon duke e shtyrë Partizanin në gjysmëfushën e tij, por hapësirat janë të pakta.
18'- Goditje dënimi për Skënderbeun, por nuk shfrytëzohet si duhet nga korçarët.

7'- Partizani realizon golin e dytë. Kroson bukur Jasir Asani dhe Solomon con sferën në rrjetë.

4'- Partizani kalon në avantazh. Kroson bukur Jasir Asani, gjuan Bardhi me kokë dhe çon topin në rrjetë.
1' - Topi i parë shkelmohet nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga