
Milan 0-0 Newcastle
UEFA Champions League: Faza e Grupeve
Grupi F: Ndeshja e parë
Stadiumi: San Siro
Arbitër: Jose Maria Sanchez (Spanjoll)
Formacionet Zyrtare:
Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo; Loftus-Cheek, Krunic, Pobega; Chukwueze, Giroud, Leao. Trajner: Stefano Pioli
Newcastle (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Tonali. Guimaraes, Longstaff; Murphy, Isak, Gordon. Trajner: Eddie Howe
Komenti minutë pas minute:
80' Goditje këndi për Milanin, topi largohet nga mbrojtësit dhe Pulisic provon fluturimthi me të parë, por bllokohet nga muri bardhezi, njëjtë edhe me Theo Hernandez.
74' Milani 'bombardon' portën e Newcastle, Leao i rradhës që afrohet me golin.
63' Rijnders driblon 3 lojtarë afrohet me zonën dhe godet nga distanca, por qendrore për portierin.
52' Florenzi avancon nga mesfusha deri në kufij të zonës dhe godet me të majten me topin që shkon ngjitur me shtyllën.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Përfundon pjesa e parë.
35' Leao provon t'i driblojë të gjithë dhe ia del të futet në mes të zonës. Portugezi provon të godasë me finte por nuk ia del dhe rrëzohet duke humbur një mundësi të artë.
33′ Pobega lëshon një gjuajtje brenda zonës, por mbrojtja arrin ta largojë në vijën fatale.
32′ Theo hedh një top në zonë që gjuhet nga Giroud, por sulmuesi francez nuk gjen kuadratit.
19′ Krunic hedh një krosim drejt zonës, me Theon që godet me kokë, por është sërish Pope që i mohon golin kuqezinjve.
16' Giroud pranë golit, godet topin mes rrëmujës, por Pope bllokon sërish.
13' Krosim i Leaos nga e majta, Chukwuze godet me kokë por Pope pret topin.
1' Fillon sfida, fillojnë dhe emocionet e Champions League.