
Milan 1-2 Atalanta
Atalanta ka eleminuar Milanin nga Kupa e Italisë, pas fitores 1 me 2 në “San Siro”. Ndeshja u fitua me përmbysje, ndërsa tifozët kuqezinj u larguan mes dhimbjeve të skualifikimit nga shtëpia e tyre.
Skuadra e Gjimshitit bëri mirë, teksa mori veten pas golit të pësuar nga Leao. Dopieta e Koopmeiners solli triumfin, me golin e dytë që erdhi nga penalltia. Atalanta do presë në gjysmëfinale fituesin e sfidës Juventus – Frosinone.
Kupa e Italisë: Çerekfinale
Stadiumi: “San Siro”
Arbitër: Di Bello
Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Gabbia, Theo Hernandez, Jimenez; Musah, Reijnders, Loftus Cheek; Pulisic, Jovic, Leao.
Atalanta (3-4-1-2): Carnesecchi; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Holm, De Roon, Ederson, Ruggeri; Miranchuk, Koopmeiners; De Ketelaere.
Komenti minutë pas minute:
FT/ Milan 1-2 Atalanta
59' Atalanta përmbys Milanin me penallti. Koopmeiners kompleton dopietën personale. 1-2. (VIDEO)
HT/ Milan 1-1 Atalanta
45+2 Goli i Atalantas. 1-1 (VIDEO)
45' Goli i Milanit me Leaon. 1-0. (VIDEO)
36' Te Atalanta kërkojnë penallti, që nuk akordohet. Gasperini, trajneri i Atalantas largohet me karton të kuq pas protestave. (VIDEO)
1' Nis ndeshja.