
Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar nga një mesfushor shqiptar këtë të shtunë. Florent Muslija, mesfushori i Kosovës ka shkëlqyer në Bundesligën e dytë gjermane, pasi ka shënuar një gol që po bën xhiron e rrjetit.
Paderborn, ekipi ku Muslija aktivizohet luajti ditën e sotme ndeshjen përballë St.Pauli. Një sfidë që përfundoi në barazimin 2-2.
Serinë e golave e hapi pikërisht shqiptari me anë të një supergoli nga mesfusha. Muslija u tregua i zgjuar teksa vuri re daljen e portierit kundërshtar dhe përfitoi duke shënuar një EUROGOL.
Poll