Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Mesfushori shqiptar protagonist në Kroaci, i shënon gol ekipit të Zoran Zekic

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mesfushori shqiptar protagonist në Kroaci, i shënon gol ekipit

Mesfushori shqiptar Art Smakaj është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që ekipi i tij, Lokomotiva e Zagrebit luajti në shtëpi përballë Osijek, ekip që drejtohet nga ish-trajneri i Partizanit, Zoran Zekic.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, teksa Smakaj ishte pikërisht ai që shënoi golin për ekipin e tij, që ishte edhe i avantazhit. Në minutën e 31’ të sfidës, 21-vjeçari dardan mori një krosim nga Gorican dhe duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar, ia doli të dërgonte topin në rrjetë.

Ky është goli i parë në elitën e futbollit kroat për mesfushorin e Kosovës U-21, por Smakaj numëron gjithashtu edhe 2 asistime me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

[video width="872" height="460" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/02/bandicam-2024-02-23-19-12-14-680.mp4"][/video]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga