
Erzeni 2-1 Vllaznia (Asani 63', Kacbufi 89' / Smajli 87')
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: Egnatia Arena
Arbitër: Erjon Bastari
Formacionet zyrtare:
Erzeni (3-4-1-2): Hasanbelli; Kacbufi, Atanda, Sadiki; Maliqi, Dakaj, Kahrimanovic, Asani; Zeka; Marzouk, Ademi. Trajneri: Skerdi Bejzade
Vllaznia (4-2-3-1): Qarri; Smajli, Stojanovic, Juric, Yago; Alivoda, Krymi; Çoba, Mala, Gruda; Balaj. Trajneri: Qatip Osmani
Komenti minutë pas minute:
90+3' Përfundon ndeshja.
89' Zgjat vetëm 2 minuta baraspesha, Kacbufi rikthen avantazhin dhe festën e Erzenit. (VIDEO)
87' Supergol nga Geralb Smajli, Vllaznia rikthen baraspeshën. (VIDEO)
76' Balaj pranë golit, hidhet mbi të gjithë dhe arrin i pari tek topi, por devijimi i tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
70' Traversa shpëton Erzenin, Vllaznia pranë golit të barazimit. (VIDEO)
63' Festojnë shijakasit në Rrogozhinë, Asani ndëshkon ish-skuadrën e tij dhe i jep avantazhin Erzenit. (VIDEO)
59' Gabim i Kahrimanovic në pasim, Gruda rrëmben topin dhe vrapon drejt portës. Godet me majën e këmbës, por sfera shkon jashtë. (VIDEO)
56' Goditje e Alivodës fluturimthi devijohet nga Atanda drejt Yagos, ky i fundit depërton në zonë, por sërish Atanda bllokon topin.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
40' Çoba godet fluturimthi një top të kthyer nga mbrojtja shijakase, gjuajtja e tij merr një trajektore të rrezikshme, por përfundon jashtë.
37' Alivoda tremb Erzenin, goditja e tij pritet në dy kohë nga Hasanbelli. (VIDEO)
25' Dy goditje të njëpasnjëshme bllokohen nga mbrojtësit shkodran, Erzeni pretendon për prekje me dorë, por arbitri vazhdon i qetë lojën.
22' Pasim parabël i Mazrouk për Ademin, por Qarri arrin më shpejt tek topi.
19' Iluzion goli nga Bekim Balaj, bomberi tund rrjetën e jashtme, por aksioni anullohet për pozicion offside të Yago. (VIDEO)
12' Tjetër predhë nga distanca e shijakasve, Qarri grushton përsëri (VIDEO)
10' Goditje në portë e Ademit, predha e dardanit grushtohet nga Qarri e më pas Stojanovic e largon. (VIDEO)
3' Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë, Gruda vrapon i vetëm drejt zonës shijakase, por bllokohet mrekullisht nga Sadiki me një sparkatë në kufij të zonës.
1' Fillon ndeshja.