
Belgjika-Maroku 0-2 Sabiri 73', Zakaria 90+2
Botërori i Katar 2022, Grupi F
Ndeshja: Maroku është kombëtarja tjetër që surprizon në Kupën e Botës. Pas Arabisë Saudite që mposhti Argjentinën dhe Japonia që triumfoi ndaj Gjermanisë, sot ishte radha e Marokut të “shtypte” Belgjikën.
Në sfidën e luajtur ditën e sotme të vlefshme për grupin F, marokenët triumfuan me shifrat 2-0 ndaj “djajve” të Martinez, me këtë të fundit që nuk kurseun askënd, teksa në fushën në minutën e 80-të hodhi edhe Romelu Lukakun.
Deri në fund të sfidës Maroku do të shënonte të dytin, ku me anë Sabirit në minutën e 73-të do të kalonte në avantazh, teksa në minutat shtesë Zakaria do të vuloste fitoren. Tashmë Maroku udhëheq grupin F me 4 pikë, ndërsa Belgjika e ndjek nga pas me 3 pikë, pas dy ndeshjeve të luajtura.
Formacionet zyrtare:
Belgjika: Courtois, Meunier, Vertonghen, Alderweireld, Castagne, Witsel, Onana, Thorgan Hazard, De Bruyne, Eden Hazard, Batshuayi.
Maroku: Munir, Hakimi, Saïss, Aguerd, Mazraoui, Amrabat, Ounahi, Amallah, Boufal, En-Nesyri, Ziyech.
Komenti minutë pas minute:
90+5'- Përfundon takimi. Maroku siguron një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Mposht 2-0 Belgjikën.
90+2'- Maroku "shtyp" Belgjikën. Zakaria vulos fitoren e marokenëve.
90'- Gjyqtari jep 5 minuta shtesë.
80'- Belgjika i provon të gjitha, Lukaku shpresa e fundit.
73'- Sabiri kalon në avantazh Marokun, Belgjika "shokohet".
65'- Mertens kishte një mundësi të mire me të djathtën e tij, por topi nuk gjen dot rrugën e rrjetës.
57'- Boufal vë në rrezik portën e Courtois, Maroku pranë golit.
54'- Maroku më kërkues në pjesën e dytë, Belgjika gabon shumë në mesfushë.
46'- Shkemohet topi nga Maroku, Nis 45-minutëshi i dytë.
45+1'- Mbyllet pjesa e parë.
45+1'- Gafë e Courtuas, Ziyech kalon Marokun në avantazh, por goli anulohet per pozicion jashte loje nga gjyqtari kryesor pas rishikimit në VAR.
45'- Gjyqtari kryesor sinjalizon 1 minutë shtesë.
35'- Skuadrat kërkojnë të gjejnë golin, por lojtarët nuk konkretizojnë siç duhet rastet e krijuara.
27'- Maroku niset në një aksion të rrezikshëm, por Amallah shpërdëron rastin e krijuar.
20'- Ziyech provon të kapë në befasi Courtois, por topi shkon sipër traut të portës.
15'- Belgët luajnë në gjysmëfushën e Marokut.
12'- Belgjika kërkon të imponojë lojën e saj në kërkim të golit.
5'- Batshuayi krijon shansin e pare, Munir reagon siç duhet.
3'- Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.
1’- Nis takimi mes Belgjikës dhe Marokut.