Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Mallkimi i "Niko Dovanës" vazhdon, Teuta shuplakë Kukësit për gjysmëfinalen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mallkimi i "Niko Dovanës" vazhdon, Teuta shuplakë

Teuta-Kukësi 2-0 (Kallaku 58' pen. 72')

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalja e parë 

Ka përfunduar në “Niko Dovana” çerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët fituan ndeshjen me rezultatin 2-0. Heroi i sfidës ishte Sherif Kallaku. Një penallti dhe goditje dënimi ishin golat që shënoi Kallaku për ta çuar Teutën me një këmbë në gjysmëfinale. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e parë Kukësi ishte më kërkues me Gjelbrim Taipin që tentoi disa herë portën e Qirkos por pa sukses. Gjithashtu sulmuesi kuksian Barbosa goditi dhe shtyllën.

Me nisjen e pjesës së dytë durrsakët ishin më rezultativ në lojën e tyre. Një penallti e fituar nga Kejdi Daci u shndërrua në gol nga Kallaku në të 58-tën, i cili sot festonte ditëlindjen e tij. Në minutën e 72 ishte sërish Kallaku që kësaj here shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Kështu krejt takimi u mbyll 2-0 për Teutën, e cila shkon më e qetë në “Kukës Arena” për të luajtur aktin e dytë çerekfinal.

Formacionet Zyrtare: 

Teuta: Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari; Beqja, Kallaku, E.Vila; L.Vila, Daci. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Lamce, Bytyci, Ndreca, Abdu, Sh.Taipi, Basha, Gj.Taipi, Peposhi, Barbosa. Trajner Rraman Hallaçi

Stadiumi: Niko Dovana

Arbitër: Erjon Bastari

Komenti minutë pas minute: 

95'- Pëfundon sfida, Teuta fiton 2-0 me golat e Kallakut.

90'- Mundësi për Kukësin, Shqiprim Taipi godet me kokë por Qirko bën një super pritje në vijën fatale.

82'- Sërish rrezikshëm Teuta. Cyrbja kroson në zonë, por Tafas grushton topin.

72'- Kallaku godet nga goditja e dënimit dhe gooool! Fantastike! Një supergol nga Sherif Kallaku!

58'- Gol Teuta. Kallaku nuk gabon nga pika e bardhë, 1-0 për Teutën.

57'- Penallti për Teutën. Kejdi Daci fiton një 11 metërsh në zonë pas një tërheqje nga fanella e Bytyçit.

49'- Peposhi futet në zonë, godet por topi shkon jashtë mbi traversë. Mundësi e artë për Kukësin!

46'- Nis pjesa e dytë mes Teutës dhe Kukësit

45'- Mbaron pjesa e parë në "Niko Dovana" 0-0.

36'- Gjelbrim Taipi godet me të majtën nga jashtë zone, por Qirko grushton në këndore

26'- Jazxhi godet me kokë një kros që vjen nga Kallaku, por topi përfundon jashtë.

22;- Taipi godet nga goditja e dënimit po Qirko devijon, Barbosa më pas gjen shtyllën

20'- Artan Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje nga prapa

15'- Taipi godet por gjen traversën, pranë golit Kukësi

12'- Vila kroson bukur në zonë por Daci nuk mbërrin

1'- Nis takimi në "Niko Dovana"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga