Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Laçi i Bejzades thyhet në fund, Partizani nis mbrojtjen e titullit me 3 pikë në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi i Bejzades thyhet në fund, Partizani nis mbrojtjen e

Partizani 1-0 Laçi (Maguette 92')

Abissnet Superiore: Java e 2-të

Stadiumi: Arena e Demave

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet Zyrtare:

Partizani (4-3-3): Qirko; Zekolli, Bytyci, Preka, Atanaskovski; Taipi, Rrapaj, Maget; Cara, Bintsuka, Grezda. Trajner: Zoran Zekic

Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Qato, Dajko, Junior, Kurti; Kryeziu, Manellari; Barjamaj, Ujka, Tresa; Sobowale. Trajner: Skerdi Bejzade

Komenti minutë pas minute:

90+7' Përfundon ndeshja.

90+2' Shpërthen festa në 'Arenën e Demave', Maguette i jep avantazhin Partizanit.

89’ Goditja e dënimit e Ujkës devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

82’ Silva ka një mundësi të mirë për të shënuar pas një goditje këndi teksa gjuan i vetëm në zonë, por Qirko kontrollon sferën.

79' Krosim i lartë në zonë, Maguette provon fluturimthi me të parën por i pasaktë.

73' Hadroj pason dy herë brenda zonës duke vënë në vështirësi mbrojtjen kurbinase, e cila largon topin në mënyrë kaotike.

70’ Bilali provon të gjejë golin me një kthesë të shpejtë në zonë, Dajko devijon sferën në këndore.

59’ Rast i artë për të kuqt, Atanaskoski shtron një top brenda zonë me Bilalin qe gabon duke dërguar topin mbi traversë..

57' Partizani pranë golit, Murataj perfiton nga një devijim i Dajsinanit dhe godet pranë portës, por pa sukses.

49’ Taipi harkon në zonë për Bintsuka, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet pjesa e parë.

45+2' Mundësi e artë për Laçin, Bajramaj i vetëm me portën thuajse të boshatisur gabon keqasi duke 'falur' një gol.

35’ Krosim i Rrapajt brenda zonës, Bintsouka godet me kokë, por topi shkon mbi traversë.

31’ Ujka godet fort nga e djathta, por Qirko arrin të grushtojë sferën.

29’ Sobowale befason Qirkon dhe Partizanin, hyn rrezikshëm në zonë dhe godet befasisht me të majtën me topin që ndalet në shtyllë.

24' Maguette përfiton një top të mirë para zonës, pason brenda për Carën i cili ndalet nga Dajsinani.

21' Rast flagrant për kurbinasit, Sobowale merr një top brenda 5 metrave por goditja e tij shpëtohet mrekullisht nga Qirko.

12' Partizani ushtron presion në sulm, mbrojtësit e Laçit pranë autogolit.

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga