Arbnor Mucolli vazhon që të tregojë vlerat e tij me fanellën e Goteborg në Suedi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare faktoi dhe një herë tjetër sot që është një nga pikat kyçe për skuadrën ku aktivizohet.
Në ndeshjen që ekipi i tij luajti përballë Hammarby në kuadër të javës së 25-të të Superligës suedeze, Muçolli i dha 1 pikë të vlefshme të tijëve. Goteborg ishtë në disavantazhin 1-0 deri në minutën e 92’, minutë në të cilën Muçolli ktheu një 11-metërsh në gol.
Duket se 25-vjeçari kërkon me çdo kusht të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjen e tetorit që kuqezinjtë do të luajnë përballë Çekisë.
Poll