HOLLANDË - KATAR 2-0
Katar 2022, Grupi A
Hollandë: Noppert, Ake, Blind, De Jong, Depay, De Roon,Dumfries, Gakpo, Klaassen, Timber, Van Dijk
Katar: Barsham, Afif, Ahmed, Al Haydos, Almoez Ali, Hassan, Hatem, Khoukhi, Madibo, Mohammed, Petro Miguel
Ndeshja: Hollanda ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për Grupin A të Botërorit “Qatar 2022”. “Tulipanët” kanë shkëlqyer duke mos e diskutuar në asnjë moment triumfin. Pas kësaj ndeshje të fundit, ata e mbyllin në krye të Grupit A duke u kualifikuar për raundin pasardhës. Hollanda arriti të koleksionte 7 pikë në 3 ndeshjet e para për grupet.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
68'- Hollanda shënon golin e tretë, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari e anulon.
65'- Memphis Depay largohet nga fusha e blertë.
49'- Hollanda realizon golin e dytë. Gjuan Depay, pret portieri por sfera shkon në këmbët e De Jong që nuk e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë.
46'- Nis pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë. Mbyllet pjesa e parë.
41'- Rast i mirë për Hollandën. Por, gjyqtari ngre flamurin për pozicion jashtë loje.
26'- Hollanda në avantazh. Gakpo bën gjithcka mirë dhe zhbllokon rezultatin.
25'- Befason Katari dhe këmbëngul me dy goditje këndi njëra pas tjetrës.
14'- Depay provon me një goditje gjysmë roveshatë, por sfera përfundon jashtë kuadratit.
4'- Hollanda pranë golit. Barsham shpëton portën.
1'- Starton sfida e radhës e Botërorit.