
Egnatia 4-3 Erzeni
Kategoria Superiore: Java 3
Stadiumi: Egnatia Arena
Arbitër: Klodian Prenga
Formacionet Zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca; Zejnullai, Aleski, Fernando; Spahiu, Isgandarli, Dwamena. Trajner: Julian Brahja
Erzeni (3-4-1-2): Hasanbelli, Peposhi, Kacbufi, Sadiki; Maliqi, Alba, Rodrigo, Osmanllari; Kahrimanoviç; Meçja, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi
Komenti minutë pas minute:
90+9' Përfundon ndeshja.
90+1' Penallti për Erzenin, shënon Kahrimanovic.
85' Edhe Egnatia kërkon penallti, Dwamena rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së Sadikit, por e rregullt sipas gjyqtarit.
74' Egnatia shënon të pestin, por VAR e anullon për offside.
67' Rast i artë për të rihapur ndeshjen, Mihana gabon përballë portierit.
58' Zeka rrëzohet në zonë pas kontaktit me Malotën, nuk ka penallti as me VAR.
54' Nuk dorëzohen shijakasit, Meçja shënon golin e dytë për Erzenin.
46' Nis pjesa e dytë.
45+5' Përfundon pjesa e parë.
45+3' Dwamena sërish i vetëm me portierin, kësaj rradhe Hasanbelli i ndalon festën e tregolëshit personal.
39' Mbrojtje e përgjumur e shijakasve, Egnatia shënon të 4-tin me Zejnullain
30' Erzeni gjen golin e parë, Maliqi shënon për shijakasit.
21' Egnatia 'likuidon' shijakasit, Dwamena i kalon topin mes shalëve portierit dhe feston golin e 3-të.
17' Provon të reagojë Erzeni me Mihanan i cili tenton një tjetër supergol nga distanca, por portieri Shehi fluturon duke i ndaluar festën.
15' 'Autostradë' për Dwamenan, sulmuesi kalon portierin dhe dyfishon avantazhin për Egnatian.
8' Në avantazh Egnatia, Dwamena shënon pas harkimit të Fangajt.
4' Top i gjatë nga mbrojtja për Dwamenan i cili vrapon, por portieri mbërrin i pari te topi.
1' Fillon ndeshja.