Engjël Hoti u largua këtë sezon nga skuadra e Partizanit si kampion, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Poloni. Hoti arriti t’i jepte fitoren ekipit të LKS Lodz ndaj Pogon Szczecin.
Mesfushori hyri në fushë në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 90+7 arriti të tunde rrjetën e kundërshtarëve për t’i dhuruar ekipit të tij 3 pikët. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 5-të në kampionatin polak.
Hoti shënoi kështu një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke lënë të gjithë “gojë hapur”. Kaq ka mjaftuar sa të shpërthejë festa në stadium.
Poll