Aberdeen luajti sot ndeshjen e kampionatit skocez përballë Hibernian të fituar me rezultatin 4-1. Për vendasit, Ylber Ramadani është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe ditën e sotme ai ka kurorëzuar formën e tij të shkëlqyer me një gol spektakolar që ka lënë të shtangur portierin kundërshtarë.
Në minutën e 61’ një top nga goditje nga këndi do të largohej nga mbrojtësit kundërshtar në drejtim të mesfushorit të Kombëtares i cili fluturimthi godet menjëherë duke dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë i takimit dhe i qetësisë për skocezët që më pas shënuan edhe të katërtin për të mbyllur gjithçka.
Poll