Arbnor Muçolli vazhdon formën e mirë me skuadrën e Goteborg në Suedi. Edhe pse nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, sulmuesi po tregon vlerat e tij në rang klubesh.
Në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 1-0 përballë Brommapojkarna, Muçolli ishte autori i golit. Me anë të një penalltie në minutën e 61’, shqiptari kaloi në avantazh të tijët me një goditje “alla Panenka”.
Një tjetër paraqitje e mirë për 24-vjeçarin, që vazhdon të jetë një nga pikat kyçe tek ekipi i Goteborg.
Poll