Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Gjermania e pëson si Argjentina, Japonia përmbys në 45 minuta gjermanët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania e pëson si Argjentina, Japonia përmbys në 45

GJERMANI – JAPONI 1-2

Botërori “Qatar 2022”, Grupi E

Formacionet:

Gjermani: Neuer, Gnabry, Gundogan, Havertz, Kimmich, Musiala, Raum, Rudiger, Schlotterbeck, Sule

Japoni: Gonda, Endo, Itakura, Ito, Kamada, Kubo, Maeda, Nagatomo, Sakai, Tanaka, Yoshida

Ndeshja: Ky padyshim është Botërori i çudirave. Japonia ka arritur të marrë një fitore fantastike kundër Gjermanisë, e vlefshme për Grupin E të “Qatar 2022”. Një sfidë që nisi me Gjermaninë favorite, por në fund ishin japonezët ata që morën 3 pikë. Pjesa e parë e takimit foli për “Panzerat” të cilët e mbyllën në avantazh të 1 goli. Ndërsa në dytën ishte Japonia që përmbysi gjithçka duke treguar edhe një herë se nuk ka favoritë në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm. Ashtu sikurse Argjentina ditën e djeshme që e nisi në avantazh, por Arabia Saudite e përmbysi, të njëjtën gjë pëson edhe sot Gjermania. Kujtojmë që në Grupin E bëjnë pjesë Japonia, Gjermania, Spanja dhe Kosta Rika.

Komenti minute pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 7 minuta shtesë.

 

83'- Ndodh e pabesueshmja. Asano përmbys gjithcka. Gjermania në disavantazh. 

 

75'- Japonia barazon shifrat. Doan nuk fal fare pranë portës gjermane. 

 

73'- Japonia pranë golit. Heroi i Gjermanisë mban emrin Manuel Neuer. 

 

70'- Gjermania pranë golit. 4 goditje të njëpasnjëshme të Panzerave, por portieri Gonda i thotë "Jo". 

 

60'- Gjermania sërish pranë golit. Gjuan mirë Gundogan, por sfera ndalet nga shtylla. 

 

48'- Gjermania pranë golit të dytë. Tranversa është në anën e japonezëve.

46'- Nis pjesa e dytë.

 

45+4'- Gjermania realizon golin e dytë, por anulohet për pozicion jashtë loje. 

45'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

 

33'- Gundagon kalon Gjermaninë në avantazh. Mesfushori nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

 

31'- Penallti për Gjermaninë. Portieri ndërhyn keq dhe nuk ka dyshime nga arbitri.

29'- Gjermania sërish pranë golit. Por, prapë është portieri Gonda që i mohon festën.

25'- Gjermani pretendon për penallti, por gjithcka e rregullt sipas trupës së gjykimit.

17'- Rudiger gjuan me kokë, pret mirë portieri Gonda.

 

8'- Japonia realizon golin e parë. Por, anulohet për pozicion jashtë loje. 

5'- Këndore për Japoninë, largon mirë mbrojtja gjermane.

1’- Nis ndeshja e radhës së Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga