FT/ Duddelange 1 – 0 Tirana (Hassan 71′)
Ndeshja/ Tirana ka humbur sot 1-0 nga Duddelange në Luksemburg. Sfida e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League ka parë kampionët e Shqipërisë me dy fytyra dhe në një formë jo të mirë.
Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që dominuan në pjesën e parë. Në të dytën, Duddelange mbeti me një lojtar më pak pas largimit të Kirch me dy kartona të verdhë, teksa Tirana mori kontrollin e lojës.
Kjo gjë nuk do zgjaste për shumë minuta, me Limaj që barazoi numrat në fushë. Tre minuta pas këtij momenti, Hassan kaloi në avantazh vendasit.
Fundi i ndeshjes solli disa raste për Tiranën, që u pa në tension. Të martë në 12 korrik në 20:00, Tirana luan ndeshjen e kthimit me Duddelange në “Air Albania”.
Turi i parë i Champions League, ndeshja e parë – 19:30
Stadiumi: Stade Jos Nosbaum – Dudelange
Arbitër: Rohit Saggi, Morten Jensen, Øystein Ytterland, Sivert Øksnes Amland (Norvegji)
Formacionet zyrtare:
Duddelange (4-4-1-1): Fox, Skenderovic, Da Costa, Diouf, Kirach, Gashi, Sinani, Bojic, Morren, Hadji, Nader Trajner: Carlos Fangueiro
Tirana (4-2-3-1): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Limaj, Totre, Aleksi, Seferi, Xhixha, Devid De Silva Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+4′ Mbyllet 1-0 ndeshja e parë kualifikuese e Champions League, Tirana humbet me Duddelange.
90+1′ Ismajlgeci provon nga jashtë zone, ndal Fox.
90′ Katër minuta shtesë.
89′ Bekaj ndal një goditje nga jashtë zone.
85′ Totre i bën vend Qefalija.
77′ Hasani merr vendin e Devid de Silva.
71′ GOOL! Tirana pëson gol me kokë. Një krosim nga e majta e sulmit, me Hassan që kalon Duddelange në avantazh.
68′ Limaj merr kartonin e dytë të verdhë te Tirana. Barazohen forcat në fushë.
64′ Aleksi shkakton faull në mesfushë.
55′ Kirch merr dy kartona të verdhë, Duddelange pa kapitenin dhe me 10 lojtarë në fushë.
53′ Xhixha merr një top të bukur, kalon mbrojtësin mik por godet jashtë. Rast ideal për bardheblutë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë, vendasit më shumë raste se kampionët e Shqipërisë.
31′ Aksion i bukur nga Tirana, Seferi dhe Devid nuk konkretizojnë.
28′ Kirch ndërhyn keq te Seferi, sulmuesi i Tiranës merr ndihmë mjekësore, Kirch karton të verdhë.
18′ Tirana kërkon ambientimin dhe imponimin e ritmit.
15′ Bekaj ndal sulmuesin vendas, mban portën të paprekur.
12′ Skemë perfekte nga Duddelange, sfera përplaset në trupin e një lojtari bardheblu.
5′ Behiratche largon një top në zonë, rrezikon Duddelange.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana.