Nevil Dede
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Në këto dy duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 6 golash mes spektaklit.
Ballkani u mposht në shtëpi me shifrat 0-3 ndaj Dukagjinit. Një humbje e papritur për ekipin nga Suhareka, që është me një “këmbë” jashtë kompeticionit të Kupës.
Në krahun tjetër, ish trajneri i Tiranës, Nevil Dede dhe Ferizaj i tij morën fitore të bukur 1-2 në transfertë ndaj Llapit. Kështu, Dede dhe ekipi i tij i afrohen finales së Kupës.
Poll
