Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dëmtimi i shokut të skuadrës e futi në lojë, “zbulimi” i Kërnajës shkëlqeu ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i shokut të skuadrës e futi në lojë,
Partizani

Marjus Kola ishte lojtari që zëvendësoi Casto Martinez në minutën e 33-të të takimit, pasi lojtari nga Kosta Rika ndjeu dhimbje duke u detyruar të linte ndeshjen. Edhe pse plani ishte përgatitur ndryshe, ky moment detyroi stafin teknik të fuste me urgjencë në lojë Kolën.

Anësori i fazës defensive tregoi një paraqitje pozitive, teksa disa herë mori inkursione nga e djathta, duke vënë në vështirësi edhe një futbollist me eksperiencë si Esin Hakaj. Që pas përballjes me Dinamon, ai nuk është preferuar titullar nga Kërnaja duke përfshirë në 11-shen startuese lojtarin latin.

Të hënën e ardhshme, Partizani do të luajë në transfertë ndaj Elbasanit dhe pritet me interes të shihet nëse Kola do ta nisë nga minuta e parë apo stafi i të kuqve pa Kërnajën në pankinë, për shkak të kartonit të kuq, do të zgjedhë një tjetër futbollist.

Poll

Lexo gjithashtu