
FT/ Irlanda e Veriut 2 - 1 Kosova (Whyte 82', Magennis 93'/ Muriqi 58')
Irlanda e Veriut ka fituar 2-1 me Kosovën në Belfast. Dardanët nuk ia kanë dalë të marrin tri pikë në ligën C të Nations League, edhe pse kanë dominuar me lojë dhe raste.
Futbolli është i ashpër, me Kosovën që u ndëshkua nga Whyte në minutën e 82 dhe Magennis në shtesën e tretë të ndeshjes. Kosova kaloi në avantazh me Muriqin në minutën e 58.
Pas pesë ndeshjeve, Kosova mban vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut. Me Greqinë që ka siguruar play-off e Europianit në vendin e parë me 12 pikë, gara është për vendin e dytë. Pas tre ditësh Kosova pret Qipron në Prishtinë.
Liga e Kombeve, Liga C - grupi 2, 18:00
Stadiumi: Windsor Park, Belfast
Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)
Formacionet zyrtare:
Irlanda e Veriut: Farrall, McNair, J. Evans, Flanagan, Lewis, C. Evans, Bradley, S. Davies, Saville, Maggenis, D. Charles Trajner: Ian Baraclough
Kosova: Muric, Rrudhani, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Muslija, Dresevic, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi Trajner: Alain Giresse
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 2-1 ndeshja.
90+3' GOOL! Të pafat dardanët, Magennis kalon në avantazh vendasit.
87' Muriqi kontrollon mirë topin, goditja e sulmuesit përfundon në tribunë.
82' GOOL! Kosova barazohet nga Whyte 8 minuta nga fundi. Muriqi kishte mundësinë e golit të dytë, teksa vijimi i aksionit solli edhe golin e barazimit.
58' GOOL! Vedat Muriqi kalon dardanët në avantazh. Goditja nga 20 metra e sulmuesit ndalet në cepin e portës.
55' E pëson Kosova, për fat sulmuesi vendas ishte në pozicion jashtë loje.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
24' Muslija provon direkt nga goditja e dënimit, ndal sërish gardiani vendas. Gjuajtje fantastike nga mesfushori.
10' Muriqi dhe Rashica sërish, ndalen nga Farrall.
5' Muslija provon nga jashtë zone, pret Farrall. Në topin e kthyer, Rashica nuk e dërgon dot në rrjetë edhe pse nga 5 metra largësi dhe me gardianin në tokë. Rasi i parë i takon Kosovës.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit. Përpara ndeshjes stadiumi heshti për një minutë në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.