Dinamo-Egnatia 0-1
NDESHJA: Mbyllet finalja e Kategorisë së Parë, Egnatia mposht Dinamon me një gol të shënuar nga Shtubina në minutën e 93-të. Një ndeshje me pak raste nga të dyja ekipet, por në pjesën e dytë, Egnatia kishte disa raste për gol, por Bakaj bën heroin. Kur dukej se sfida do të shkonte në shtesë, është Bakaj që nga hero bën një gabim të pabesueshëm dhe Shtubina përfiton duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol, mbyllet edhe ndeshja me Egnatian që fiton kështu trofeun e Kategorisë së Parë dhe 30 milionë lekë nga FSHF-ja për këtë titull të fituar.
Finalja e Kategorisë së Parë
Dinamo: Bakaj, Boci, Pere, Kolgega, Berberi, Alillari, Almedia, Moustapha, Bilali, Hidri, Fejzaj.
Egnatia: Hasanbelli, Teqja, Krasniqi, Shyti, Brahimaj, A.Magani, Shtubina, Xhemalaj, Allmuca, E.Magani, Santos.
Gjyqtar: Blerim Ziri
Komenti minutë pas minute:
90+3' GOL!!! "Dramë" në minutate e fundit, Bakaj bën dalje të gabuar, përfiton Shtubina që e dërgon në rrjetë. Mbyllet ndeshja, Egnatia fiton trofeun e Kategorisë së Parë.
86' Skemë e bukur nga Egnatia, Shtubina gjuan keq.
80' Shani i artë për gol nga Egnatia, Dren Gashi gjuan "fluturimthi", Bakaj bën mrekullinë.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet pjesa e parë pa gola.
35' Prekje me dorë nga mbrojtësi i Egnatis, "tërbohen" te Dinamo, gjyqtari vijon lojën.
20' Tenton Dinamo, Bilali provon nga jashtë zone, pret portieri i Egnatias.
5' Xhemalaj jep sinjalin e parë, lojtari i Egnatias gjuan nga jashtë zonte, grushton Bakaj.
1'Starton finalja e Kategorisë së parë, topi shkelmohet nga Egnatia.