Ekipi i Gramshit të vajzave ka bërë një goditje në merkato, duke firmosur me një futbolliste të re. Bëhet fjalë për Maya Ivana Siles Oporto, e cila luan në rolin e sulmueses.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Maya Ivana është pjesë e kombëtares së Bolivisë. Ndërkohë që lajmin për transferimin e saj në Gramsh, e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar.
NJOFTIMI:
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtares Maya Ivana Siles Oporto. Sulmuesja, e cila është pjesë e Bolivia ëomen’s national football team, i bashkohet ekipit tonë për të forcuar repartin ofensiv. Maya Ivana Siles Oporto vjen me eksperiencë ndërkombëtare dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në ndeshjet e ardhshme. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë.
View this post on Instagram
