Vedat Muriqi
Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e dytë përballë Osasunës. Mallorca e tij po fiton në transfertë 0-2, teksa Muriqi po dhuron spektakël.
Ai shënoi golin e parë në minutën e 35-të. Ndërsa në të 61-tën, ka tundur rrjetën për herë të dytë në këtë sfidë. Kështu, Muriqi ka qetësuar të tijët, duke i çuar drejt fitores.
Sulmuesi i Kosovës shkon në kuotën e 18 golave në kampionat, duke qenë një nga më të mirët në këtë sezon futbollistik në Spanjë.
Poll

