Real Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, me madrilenët që triunfuan 2-1 ndaj Celta Vigos. Një triumf shumë i rëndësishëm pasi afrohen me vetëm 1 pikë me Barcelonën, por katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Por pas fitores së mbrëmshme ka folur trajneri Alvaro Arbeloa. Ky i fundit ka theksuar se ky klub për fitore luan dhe ky ishte objektivi i tyre. Gjithashtu ka deklaruar se akademia duhet të vlerësohet më shumë, pasi ka futbollistë të mirë.
“Për ta fituar ndeshjen, kjo është ajo për të cilën luan Real Madridi. Kjo është ajo që donim dhe objektivi që kishim sot.
Kemi një akademi që duhet të vlerësohet më shumë. Lojtarët e rinj treguan se kanë cilësi të mëdha dhe kjo është një lajm shumë i mirë për klubin”, ka përfunduar timonieri i “Los Blancos”.
