
Uruguai - Francë 0-2
Shënues: Varane 40', Griezman 61'
Uruguai: Muslera, Gimenez, Godin, Bentancur, Nandez, Suarez, Stuani, Torreira, Vecino, Laxalt, Caceres
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezman, Giroud, Mbappe, Tolisso, Kante, Hernandez
Ndeshja: Një sfidë e llogaritur mirë nga të besuarit e trajnerit Didier Dechamps, të cilët arrijnë të shkojnë në gjysmëfinale. Dy momentet vendosin fatin e takimit. Fillimisht është Varane që zhbllokon rezultatin përmes një goditje me kokë, ndërsa më pas Antoione Griezman arrin të dyfishojë shifrat pas një goditje nga larg. Sulmuesi i Atletiko Madrid shënjestron saktë portën e Muslerës, duke u ndihmuar edhe nga gafa e këtij të fundit. Në këtë mënyrë, Franca arrin të kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa rrugëtimi i Uruguajit përfundon këtu. "Gjelat" presin të mësojnë kundërshtarin e tyre që do të jetë njëra nga skuadrat e ndeshjes së orës 20:00, Brazil - Belgjikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
79'- Franca bën zëvendësimin e parë. Nga loja del Toriso dhe në vend të tij futet N'Zonzi.
67'- Tension në fushën e blertë. Mbape rrëzohet në fushë, mirëpo lojtarët uruguajanë i kërkojnë të ngrihet.
61'- Franca shënon edhe golin e dytë. Antoine Griezman gjuan nga larg dhe topi ndalet në rrjete, pasi Muslera nuk arrin të devijojë si duhet.
53'- Goditje dënimi në favor të Francës, por sfera largohet nga mbrojtja uruguajane.
46'- Pjesa e dytë nis pa asnjë zëvëndësim. Këtë herë topi shkelmohet nga Griezman.
45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
39'- Franca kalon në avantazh. Varane shfrytëzon një top të ardhur nga goditja e dënimit dhe zhbllokon rezultatin.
32'- Ndryshe nga sa pritej, loja s'ka ritëm. Ekipet më shumë mbrohen, sesa sulmojnë.
23'- Loja ka nervozizëm. Si Franca, ashtu edhe Uruguaji kërkon me doemos fitoren.
14'- Këndore për Uruguajin, por largon Hugo Lloris.
10'- Goditje dënimi në favor të Francës. Kroson Griezman, por Varan godet keq duke e çuar topin jashtë.
3'- Uruguaji provon me një goditje në hyrje të zonës, por sfera përfundon jashtë kuadratit.
1'- Topi i parë shkelmohet nga uruguajanët.