Tre ditë më parë, gjiganti i markës së lodrave, LEGO, bëri bashkë yjet e futbollit botëror si Messi, Ronaldo, Mbappe dhe Vinicius, të cilët ishin pjesë e një videoje ku të gjithë futbollistët ishin ulur në një tryezë duke vendosur një copëz të tyren për të plotësuar boshtin e munguar në kupën e improvizuar të Botërorit.
Video, e cila ka "thithur" deri më tani 200 milionë shikime në Instagram dhe është pëlqyer nga 14 milionë ndjekës të kësaj marke, ka patur kosto "të rënda" për vetë kompaninë që është detyruar të zbrasë xhepat për një shifër të konsiderueshme për të bërë realitet një prodhim fantastik.
Mësohet se kjo kompani ka paguar për të gjithë yjet e globit plot 7 milionë dollarë. Më shumë nga të gjithë ka përfituar Cristiano i cili është paguar 3.43 milionë dollarë, për t'u pasuar nga kampioni në fuqi i botës, Leo, me 2.59 milionë të tillë. Sakaq, për dy sulmuesit e Real Madrid, përfitimet janë ndarë në 852 mijë (Mbappe) dhe 325 mijë (Vinicius).
Videoja është postuar veçmas dhe nga sulmuesi argjentinas, i cili, krahasuar me faqen e LEGO-s, mban rekord për numrin e shikimeve dhe pëlqimeve. Postimi i tij është parë 216 milionë herë, ndërsa e kanë pëlqyer 21 milionë.
View this post on Instagram

