Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Ernest Muçi
Goli i Ernest Muçit

Mediumi prestigjioz “beIN SPORTS Turkiye”, ka publikuar në platformën “YouTube” golat “anormal” të sulmuesit shqiptar Ernest Muçi, me fanelën e Trabzonspor në Superligën turke, përgjatë 27 javëve të zhvilluara.

Janë 10 finalizimet nga bomberi i Kombëtares, njëri më i bukur se tjetri. Nën urdhërat e trajnerit të Trabzonspor Fatih Tekke, Muçi rezulton protagonist, së bashku me Paul Onuachu.

Ndryshe ndodhi te Shqipëria, edhe pse Sylvinho e ftoi për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës kundër Polonisë, ish-sulmuesi i Tiranës u inkuadrua në lojë vetëm 8 minuta.

Ndaj Ukrainës, Ernest Muçi nuk ishte i disponueshëm, për shkak të problemeve fizike. Në derbin e nesërm karshi Galatasaray, shqiptari pritet të jetë gati te skuadra nga Trabzoni.

Diferenca prej vetëm 4 pikësh mes ekipeve në fjalë e bën akoma më interesante duelin, i vlefshëm për javën e 28-të në Superligën turke.

 

Poll

Lexo gjithashtu