Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

100 milionë lekë për Flamurtarin, Sinan Idrizi hap “thesin” para Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë lekë për Flamurtarin, Sinan Idrizi hap
Flamurtari

Flamurtari do të luajë sonte kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një përballje për “jetë a vdekje” për të dyja ekipet që synojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Dhe për të nxitur më shumë lojtarët e vet ka menduar Sinan Idrizi.

Siç raportohet në media, presidenti i vlonjatëve ka vendosur në dispozicion një premio për 100 milionë lekësh, në rast fitoreje ndaj bardhebluve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andi Ribaj, ndodhen në pozita të vështira, ndaj kreu i klubit kuqezi ka zgjedhur këtë mënyrë për të motivuar të tijtë.

Nga ana tjetër, skuadra e Orges Shehit, do të tentojë të dalë me 3 pikë nga stadiumi i Flamurtarit për të arritur objektivin e mësipërm.

Prej ditësh bardheblutë janë stërvitur intensivisht, duke marrë ngarkesën e nevojshme. Pritet me interes të shihet se do të përfundojë kjo përballje e programuar të mbahet sonte prej orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu