Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ FITOREEE! Shqipëria mposht Poloninë dhe hedh një hap të sigurt drejt Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ FITOREEE! Shqipëria mposht Poloninë dhe hedh një hap

Shqipëria 2-0 Polonia

UEFA Euro 2024: Kualifikeset

Grupi E: Ndeshja e 6-të

Stadiumi: Air Albania

Arbitër: Jose Maria Sanchez (Spanjoll)

Ndeshja: Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mpshtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Në stadiumin e mbushur plot e përplot me tifozët kuqezi shpërtheu në një festë të çmendur pas fërshëllimës finale të gjyqtarit spanjoll, Jose Maria Sanchez.

Dy gola, nga një për secilën pjesë, i dhanë 3 pikët e arta që Shqipëria kërkonte duke marrë kështu vendin e parë në grup me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia e cila ka një ndeshje më pak. Kryevepra e Jasir Asanit çoi peshë gjithë stadiumin me një gol që do të mbahet mend gjatë, aq i bukur për nga rëndësia, aq edhe i bukur për nga realizimi.

Në pjesën e dytë, Mirlind Daku do të dyfishonte rezultatin me topin e parë që preku të cilin e ktheu në gol. Sulmuesi nuk i mbajti dot lotët për këtë moment historik për të. Sylvinho dhe djemtë e tij bëjnë një tjetër hap gjigant drejt kualifikimit për në finalet e Euro 2024.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Polonia (3-4-2-1): Szczesny; Bereszynski, Kiwior, Bednarek; Cash, Krychowiak, Zielniski, Kedziora; Szymanski, Kaminski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos

Komenti minutë pas minute:

90' Përfundon ndeshja. 

90' Akordohen 4 minuta shtesë.

85’ Lewandowski gjuan me kokë pas harkimit nga e djathta por gjen bllokimin e Hysajt, Me pas edhe gjuajtja e Kivior përfundon në këndore pas devijimit të mbrojtësi.t

83’ Qarkullim i gjatë i topit për kuqezinjtë të cilët nuk lejojnë asnjë hapësirë. Ndeshje perfekte deri tani e prapavijës kuqezi.

69' Largohen nga loja Asllani dhe Asani, futen Bare me Mujën. Ovacione për autorin e golit të parë.

62' Topi i parë që prek e kthen në GOOOL, Mirlind DAKU dyfishon avantazhin dhe shpërthen në lot.

61' Largohen Cikalleshi dhe Uzuni, në lojë Daku dhe Seferi.

55' Krychowiak godet nga dsitanca e largët, topi shkon mbi traversë.

50' Krosim nga e djathta në zonën kuqezi, por Gjimshiti largon topin i sigurtë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+8' Mbyllet pjesa e parë.

45+6' Asllani tenton një goditje nga distanca e largët, por topi shkon shumë larg.

45+1' "Jasir Asani, Jasir Asani", 22 mijë tifozë brohorasin emrin e magjistarit kuqezi.

45' Akordohen 8 minuta shtesë.

37' GOOOOOOOOLLLLL, Jasir Asani shënon një kryevepër nga distanca.

21' Shënon Polonia me Kiwior, por VAR anulon për pozitë jashtë loje të mbrojtësit.

16’ Polonia provon me një goditje këndi nga e majta, zona pastrohet nga mbrojtja kuqezi.

10’ Një top mbrapa i Ismajlit vë në vështirësi Strakoshën, i cili nuk mendohet dhe shkelmon menjëherë në gjysmëfushën kundërshtare.

7' Goditja e parë në portë vjen nga polakët. Lojtarët hutohen nga një dëmtim i Zielinski, por Kaminski vijon lojën dhe gjuan drejt portës ku gjen Strakoshën të gatshëm.

1' Fillon ndeshja në 'Air Albania', ekipet në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga