Arbnor Muçoli ka qenë protagonist absolut ditën e sotme në kampionatin suedez me ekipin e tij Goteborg. Skuadra e shqiptarit fitoi në transfertë me rezultatin 1-2 në minutat e fundit të sfidës dhe Muçolli dha ndihmën e tij në këtë fitore.
Kur ndeshja ishte me rezultatin 1-1, Muçolli kishte shansin e artë të shënonte të dytin për të tijët në minutën e 89’. Por ai gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dëshpëruar veten dhe shokët e ekipit. Por vetëm 6 minuta më vonë, “Modric Shqiptar” dhuroi një super asistim për shokun e tij të ekipit, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë.
Një sinjal mjaft pozitiv për Kombëtaren tonë, pasi kujtojmë se Muçolli është në listën e lojtrëve të grumbulluar nga Sylvinho në ndeshjen që Shqipëria do të luajë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.