Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ E turpshme në Korçë, tifozët e Skënderbeut përplasen me presidentin e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E turpshme në Korçë, tifozët e Skënderbeut

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Korçë, pasi ka përfunduar ndeshja me fitoren e Dinamos ndaj Skënderbeut 0-1. Presidenti Ardian Bardhi është përplasur me tifozët vendas.

Ky tension erdhi nga tifozët korçarë, pasi ata nuk u pajtuan me arbitrimin. Kujtojmë se Dinamo fitoi me penalltinë e kthyer në gol nga Lorenco Vila gjatë pjesës së dytë.

Dhe pse përplasja nuk ka qenë fizike, palët nuk kanë kursyer tonet e larta dhe të ashpra. Pas kësaj fitore, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt aktualisht, duke qenë në zonën e “final four”.

Në anën tjetër Skënderbeu qëndron në vendin e gjashtë me katër pikë më pak, duke qenë akoma aty në garë për një vend në katërshe. Ndeshjen e radhës Dinamo e luan ndaj Vllaznisë, teksa Skënderbeu pret në Korçë tjetër ekip të kryeqytetit, atë të Partizanit.

Momenti i përplasjes mes presidentit Ardian Bardhi dhe tifozëve të Skënderbeut: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga