
TEUTA - TIRANA 2-1 (E.Vila 62', Lorenc Vila 71'/ Haxhiu 53')
Ndeshja: Teuta ka “sakatuar” në të gjitha drejtimet Tiranën. Në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” vendasit kanë triumfuar me shifrat 2-1 ndaj kampionëve aktualë. Pjesa e parë mes tyre do të mbyllej pa shumë histori, ndërsa në 45-minutat e dyta do të ndodhte gjithçka në Durrës.
Fillimisht do të ishte Rimal Haxhiu ai që do të zhbllokonte sfidën në minutën e 53-të, teksa festën e kryeqytetasve do ta ndalete Emiliano Vila, i cili i asistuar nga Albion Marku do të barazonte shifrat në minutën e 62-të.
Durrsakët nuk do të ndaleshi këtu, teksa do të përmbysnin gjithçka në minutën e 71-të, ku Lorenc Vila do të mposhte për herë të dytë në këtë takim Likën. Vetëm 8 minuta më pas për t’iu vështirësuar punën bardhebluve të Orges Shehit do të mendonte Behiratche, i cili mer kartonin e dytë të verdhë duke dalë me të kuq. Tirana me 10 lojtarë ndaj djemve të detit.
Një humbje që dhemb për kampionët, të cilët shkojnë në derbi me Partizanin më 17 maj të “dërrmuar”, ndërsa tashmë diferenca mes dy ekipeve të kryeqytetit është vetëm 2 pikë. Tirana kryeson me 59 pikë, ndërsa Partizani i ndjek me 57.
Teuta nga krahu tjetër merr një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe pas këtyre 3 pikëve ngjitet në kuotën e 42 pikëve, vetëm 7 pikë larg vendit të 3-të që mbahet nga Egnatia.
Abissnet Superiore, java e 32-të
Stadiumi: Niko Dovana”
Arbitër: Eldorian Hamiti
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Qaqi, Goxha, Jazxhi, Marku, Cyrbja, Beqja, E.Vila, Kouros, Kallaku, L. Vila. Trajner: Edi Martini
Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratce, Pergjoni, Hila, Aleksi, Deliu, Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+6'- Mbyllet sfida ne Niko Dovana, Teuta merr 3 piket ndaj Tiranes pasi fitojne me permbysje 2-1.
88'- Demtohet Kuro, stafi mjekësor i jep ndihmen e shpejte. Martini e zevendeson me Dacin.
79'- Berihatche merr kartonin e dyte te verdhe per gjuajtje ndaj Lorenc Viles. Mbrojtesi del me te kuq dhe Tirana mbetet me 10 lojtare.
77'- Tirana kerkon golin e barazimit, por gjuajtja e Hasanit ndalet nga mbrojtja durrsake.
71'- Ndeshje spektakolare ne Niko Dovana, Lorenc Vila i jep avantazhin Teutes ndaj kampioneve.
62'- Emiliano Vila barazon shifrat ne Niko Dovana, teksa Marku jep asist.
53'- Shënohet goli i parë në "Niko Dovana", magjia e HAXHIUT i jep avantazhin KAMPIONËVE
51'- LIKA bën heroin, i mohon Teutës golin e avantazhit
45'- Hila ndeshkohet me karton te verdhe. Pas Hasani edhe Hila mungon ne derbi. Mbyllet pjesa e pare.
26'- Tirana pretendon për një penallti për një ndërhyrje të Qirkos ndaj Hasanit, por ky i fundit ndëshkohet me të verdhë për një simulim dhe humbet keshtu sfiden me Partizanin ne Derbi.
18'- Hasani i shkon afer golit, por topi i goditur prej tij shkon ngjitur me shtyllen.
16’- Çfarë mundësie për Florent Hasanin që gjendej përballë Qirkos, por portieri i Teutës e ndal në momentin e fundit
1’- Starton sfida në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët