
Tirana 3-2 Dinamo City (Nikqi 7', Latifi 18'p, Jonuzi 79' / Qefalija 69', 76')
Superiore: Java 28
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Enea Jorgji
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Kozi; Haxhiu, Lulaj, Mici, Përgjoni; Jonuzi, Deliu, Lushkja; Abazaj, Nikqi, Latifi. Trajner: Erbim Fagu
Dinamo (4-2-3-1): Sali; Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran; Qefalija, Smaçi; Zabërgja, Denisson, Vila; Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti
Komenti minutë pas minute:
90+6' Përfundon ndeshja.
79' Ndeshje e çmendur! Fjoart Jonuzi rikthen avantazhin e Tiranës (VIDEO)
76' GOL! Përsëri Klevi Qefalija, ish-lojtari i Tiranës ndëshkon bardheblutë dhe i jep barazimin Dinamos (VIDEO)
69' GOL! Një 'ish' ndëshkon Tiranën, Klevi Qefalija rihap ndeshjen. (VIDEO)
68' Fantastik Leon Kozi, devijon mrekullisht goditjen e Denisson. (VIDEO)
67' Kundërsulm rrufe i Tiranës, Haxhiu pason për Lushkjen i cili nxjerr para Abazajn. Sulmuesi tenton driblimin e godet lehtë për portierin duke humbur nje rast te arte. (VIDEO)
63' Fantastik Edmir Sali, bllokon mrekullisht goditjen e Latifit nga pak metra distancë. Çfarë refleksesh nga gardiani i Dinamos! (VIDEO)
60' Behiratche godet me kokë dhe Kozi fluturon sërish, më pas është Lulaj që largon topin nga vija e portës. (VIDEO)
52' Krosim i lartë në zonë dhe Vila godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
42' Lorran godet direkt nga faulli, por Kozi i vëmendshëm grushton topin.
31' Krosim perfekt i Markut për Zabërgjan në mesin e zonës, por sulmuesi nuk godet mirë me kokë dhe topi shkon jashtë.
28' Pritje fantastike e Leon Kozit, ndal sërish gjuajtjen e Denisson. (VIDEO)
27' Mundësi e artë e Dinamos, Qefalija kroson një top brenda zonës, por Kaçorri nuk arrin ta ulë brenda rrjetës shumë pranë shtyllës së parë. (VIDEO)
22' Kaçorri godet brenda zonës, por Kozi pret topin.
18' GOL! Liridon Latifi dyfishon rezultatin nga pika e penalltisë. (VIDEO)
16' PENALLTI! Klevi Qefalija ndërhyn gabimisht te Latifi i cili rrëzohet brenda zonës. (VIDEO)
7' GOL! Aksion fantastik i Tiranës, Jonuzi, Abazaj e më pas Dijar Nikqi i japin avantazhin bardhebluve në derbi. (VIDEO)
4' Denisson godet nga distanca, Kozi devijon sferën. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja në kryeqytet, ekipet duan të ngjyrosin derbin.