
Arbër Hoxha i ka shënuar gol PAOK-ut, në ndeshjen që Dinamo e Zagreb po humbet 3 me 1. Goli i sulmuesit shqiptar erdhi me fillimin e pjesës së dytë. Rrjeta e gjetur në minutën e 49’, i ka hapur sërish llogaritë e kualifikimit.
PAOK shkëlqeu në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola. Arbër Hoxha ishte ai që u kujdes, për të besuar sërish te çerekfinalja e Conference League.
Kujtojmë se ndeshja e parë është fituar në Kroaci me rezultatin 2 me 0 nga Dinamo Zagreb. Tashmë rezultati i përgjithshëm është 3 me 3, ndërsa luhet minuta e 55’.
Goli i Arbër Hoxhës: (VIDEO)
Poll