Milan 2-2 Bologna
Milan dhe Bologna kanë barazuar 2 me 2 në “San Siro”, sfidë e vlefshme për javën e 22 të Seria A. Kuqeznjtë zhgënjyen në shtëpi, pas humbën 2 penallti.
Bologna ishte e para që gjeti avantazhin në pjesën e parë. Dhe pse Milan përmbysi me Loftus-Cheek, sërish nuk mjaftoi për të fituar. Kjo pasi Bologna barazoi me penallti, kur luheshin minutat shtesë në fundin e ndeshjes.
Seria A: Java 22
Stadiumi: "San Siro"
Arbitër: Massa
Formacionet zyrtare:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Gabbia, Theo; Reijnders, Adli; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud. Trajner: S. Pioli
Bologna: Skorupski; De Silvestri, Beukema, Calafiori, Kristiansen; Ferguson, Freuler; Aebischer, Fabbian, Urbanski; Zirkzee. Trajner: T. Motta
Rastet LIVE:
FT/ Milan 2-2 Milan
91' Bologna barazon me penallti. E treta për këtë ndeshje, por e para e shënuar. (VIDEO)
83' Përmbysja e madhe e Milanit vjen nga Loftus-Cheek. Plotëson dopietën personale, që rezulton dhe me golin e dytë të Milanit. (VIDEO)
74' Milan humb penalltinë e dytë brenda ndeshjes. Theo Hernandez dështon të shënojë. (VIDEO)
63' Milan ndalet nga shtylla në kërkim të përmbysjes. (VIDEO)
HT/ Milan 1-1 Bologna
45' Loftus-Cheek gjen golin, duke bërë që penalltia të harrohet. Barazohet rezultati nga Milani. 1-1 (VIDEO)
42' Giroud humb penallti për Milanin. (VIDEO)
41' Trajneri i Bolognas Thiago Motta largohet me karton të kuq pas protestave.
37' Milan humbet rast të pastër për gol. (VIDEO)
29' Zirkzee shënon golin e parë për Bolognan. 0-1. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja.