Frederik Veseli ishtë lojtari suprizë i grumbulluar nga De Biassi për Francë 2016. 23 vjeçari me orgjinë shqiptare u shpall kampion bote me 17 vjeçarët e Zvicrës, pret me padurim ndeshjen e së shtunës përballë kombëtares të shtetit ku ai është lindur. “Unë jam shqiptar dhe do të luaj për Shqipërinë si shqiptar sepse i tillë ndihem” ka thënë Veseli në konferencën e tij për mediat. Mbrojtësi i Luganos shprehet shumë i lumtur për grumbullimin e tij me Kombëtaren Shqiptare dhe mundësinë që i jepet të luajë përkrah futbollistëve të tjerë me eksperiencë të Kombëtares.
[caption id="attachment_454" align="alignright" width="500"] Frederik Veseli gjatë ndeshjes kundër Gjeorgjisë[/caption]Grumbullimi i tij nga De Biassi ka hasur në shumë polemika në media pasi janë lënë jashtë kombëtares futbollistë të tjerë edhe me më shumë kontribute si Berat Gjimshiti. Mbrojtësi nuk ka dashur të prononcohet për këto zëra dhe ka thënë se për momentin fokusi i tij i vetëm është stërvitja dhe ajo çka ai kërkon të japë në fushën e lojës. Konkurrenca do të jetë e madhe për një vend në formacion për mbrojtësin po ai është optimist për sa kohë beson në cilësitë e tij.