Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Humbja e fundit në Superiore s'kapërdihet, trajneri jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbja e fundit në Superiore s'kapërdihet, trajneri jep
Edi Martini dhe Enkeleid Dobi

Enkeleid Dobi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Humbja e djeshme 0-1 në shtëpi përballë Tiranës nuk është kapërdirë lehtë nga tekniku 50-vjeçar, i cili ka dhënë dorëheqjen.

Me Teutën që tashmë “lufton” për mbijetesë, Dobi nuk ka vazhduar më bashkëpunimin me klubin durrsak. Kujtojmë që 50-vjeçari e mori drejtimin e Teutës në korrik të vitit të shkuar.

Ai e ka drejtuar ekipin në 37 ndeshje, duke marrë 9 fitore, 15 barazime dhe 13 humbje. Ndër të tjera, klubi i Teutës njofton se Bledar Hodo do të marrë në dorë “frerët” e ekipit për dy ndeshjet e mbetura.

Poll

Lexo gjithashtu