Superiore
Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javës së 16-të të kampionatit. Vëmendja do të jetë e gjitha në Shkodër dhe në Tiranë.
Në “Loro Boriçi” skuadra e Vllaznisë do të presë Bylisin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Shkodranët do të tentojnë të bëjnë ‘autorkitikën’ në shtëpi dhe të kthehen te rezultatet pozitive.
Ndërkohë në “Air Albana” do të vihen përballë Dinamo dhe Egnatia. Një përballje shumë e luftuar pritet mes ekipeve, të cilët do të synojnë medoemos fitoren për të mbajtur hapin e Elbasanit kryesues.
Poll
