
Egnatia – Dinamo është një nga duelet e ditës së sotme që merr vëmendjen e tifozëve. Sfidë kjo që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 16:30 dhe është e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit.
Si rrogozhinasit ashtu edhe dinamovitët do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren si të vetmen mënyrë për të qenë lider në Superiore. Aktualisht vetëm 2 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre, me kampionët aktualë që kryesojnë.
Për kët ëpërballje që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe e cilësuar si një “mini-finale” për titullin, FSHF-ja ka vendosur për arbitrat. Vlerësim maksimal, teksa kjo përballje i është besuar Enea Jorgjit.
EMRAT:
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Laver Alla
Var: Eldorjan Hamiti
Avar: Erjon Bylykbashi