Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Rruga drejt Superiores s’do pushim, Pogradeci ndez “motorët” për Kukësin (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Rruga drejt Superiores s’do pushim, Pogradeci ndez
Pogradeci

Pogradeci do të sfidojë nesër Kukësin, në orën 13:30, duel ky i cili është i vlefshëm për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Një lojë e cila pritet të sjellë shumë surpriza dhe dinamikë nga ana e liqenorëve.

Kjo e cila mund të kuptohet shumë qartë nga përkushtimi i palodhur i lojtarëve gjatë seancave stërvitore.

Për liqenorët çdo sekond vlen sidomos koha e cila i dedikohet 100% perfeksionizmit të formës së futbollistëve, për duelet që i pret.Me anë të një postimi në rrjetin zyrtar në “Facebook”, klubi i Pogradecit ka ndarë disa pamje nga fusha e blertë.

Pak por e sigurt, Pogradeci synon me çdo kusht (+3) pikët kundër Kukësit, duke i shtruar edhe më shumë vetes rrugën drejt Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu