Partizani pas fitores në derbi tashmë ka kthyer fokusin te dueli me Flamurtarin. Një përballje shumë e rëndësishme për “Demat”, të cilët do të synojnë vazhdimësinë në kampionat për të tentuar edhe ngjitjen në klasifikim.
Kur jemi vetëm disa ditë nga përballja mes tyre, “Demat” kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar edhe axhendën e këtij dueli. Kryeqytetasit kanë vendosur të “godasin” kundërshtarët në “pikën” e dobët të tyre.
Të kuqtë në foton e postimin kanë vendosur Pano Qirkon, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa me origjinë është nga Vlora. Gardiani i portës së kuqe do të luajë kështu ndaj ish-skuadrës së qytetit të lindjen, ku do të tentojë të mbajë portën e “lkyçur” dhe skuadra të sigurojë 3 pikët.
Siç dihet dueli Partizani – Flamurtari do të sfidohen mes tyre ditën e shtunë, ora 16:30 në “Arenën e Demave” . Takim ky i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.
View this post on Instagram
