Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Tirana në Elbasan dhe Durrës, Superiorja luan disa nga NDESHJET e javës së 16-të

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana në Elbasan dhe Durrës, Superiorja luan disa nga NDESHJET e
Superiore

Superiorja ditën e sotme do të luajë disa nga ndeshjet e javës së 16-të të Superiores. Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Në orën 16:30 do të luhet paralelisht në Tiranë dhe në Elbasan. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Flamurtari, në një sfidë ku “Demat” synojnë një tjetër fitore në shtëpi, ndërsa vlonjatët për autokritikë dhe janë të dënuar vetëm për 3 pikët.

Ndërkohë nga krahu tjetër në “Elbasan Arena” do të përplasin “brirët” Vora dhe Elbasani. Skuadra e Arian Bellait kërkon rikthimin te triumfi në kampionat, ndërsa verdheblutë do të tentojnë të “blindojnë” vendin e parë në klasifikim.

Dueli i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Teutës dhe Tiranës. Përballje kjo që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 19:30. Durrsakët në shtëpi luajnë për një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa Tirana ndodhet në momentin më të keq në historinë e saj dhe është e dënuar vetëm për 3 pikët.

Nga Tirana në Elbasan dhe Durrës, Superiorja luan disa nga NDESHJET e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu