Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga derbi i kryeqytetit te dueli në “Niko Dovana”, java e 18-të e Superiores “gozhdon” tifozët (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga derbi i kryeqytetit te dueli në “Niko Dovana”, java e
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Bylis – Partizani 2-1 dhe Tirana – Teuta 0-0 ishin ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Superiores. Tashmë ekipet duhet të kthejnë menjëherë fokusin te duelet e ardhshme, pasi në fundjavë do të zbresin në fushë për llogaritë e javës së 18-të.

Kjo javë do të ndahet në 2 ditë, 14 dhe 15 dhjetor. Të shtunën do të luhen 3 ndeshje. Sigurisht vëmendjen më të madhe do ta marrë derbi mes Dinamos dhe Tiranës, përballje që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:00.

Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Zlaçit, përballje që zhvillohet në “Loro Boriçi”, ndërsa në orën 19:00 do të jetë radha e Partizanit dhe Elbasanit për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave, ku sfida do të luhet në “Arenën e Demave”.

Ditën e dielë do të luhen 2 ndeshjet e tjera. Skënderbeu do të presë Bylisin në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Teuta do të sfidojë Egnatian në “Niko Dovana”. Takime këto që do të startojnë në të njëjtën orën, 16:30.

Nga derbi i kryeqytetit te dueli në “Niko Dovana”, java e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga