Ditën e sotme do të luhet 2 takimet e mbetura të javës së 16-të të Superiores. Duele këto që marrin vëmendjen ditën e sotme, teksa do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Korçës në të njëjtën orë, 17:00.
Kështu në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Egnatia. Takim që vë përballë dy ekipet që tentojnë kreun e renditjes. Kryeqytetasit vijnë si kryesues i Superiores me 28 pikë, ndërsa kampionët i ndjekin nga pas me 2 pikë më pak.
Paralelisht do të luhet edhe në Korçë. Skënderbeu do të presë Tiranën për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Te vendasit synojnë rikthimin te rezultatet pozitive pas largimit të Ivan Gvozdenovic, teksa në stolin e tyre ulet Ernest Gjoka. Ky i fundit tenton fitoren në debutim, teksa nga krahu tjetër pas barazimit në derbi Gugash Magani nuk ka rrugë tjetër veçse 3 pikëve.