
Laçi do të luajë në një transfertë shumë të vështirë në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Kurbinasit do të sfidojnë Vllazninë në “Loro Boriçi” ditën e shtunë në orën 16:00.
Një duel ku bardhezinjtë janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi 3 pikët janë shumë “jetike” për ta. Trajneri Francesco Moriero nuk pranon hapin fals, pasi në të kundërt do të rrezikojnë të kalohen në klasifikim nga Skënderbeu dhe Bylisi.
Por në “Loro Boriçi” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Moriero do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Kështu Enriko Papa, i cili nuk do të mundë të kontribuojë ndaj shkodranëve. Kjo pasi ndaj Dinamos, kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë dhe në këtë mënyrë ka plotësur numrin 4-të të tyre.