
Derbi mes Dinamos dhe Tiranës është padiskutim sfida më e rëndësishme e kësaj jave. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 16:00, por tashmë axhenda ka ndryshuar.
Kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Dinamos, me klubin “Blu” që dëshiron të ketë sa më shumë tifozë në stadium dhe për këtë ka kërkuar sporstimin e orarit. Kërkesa e tyre është pranuar nga FSHF-ja dhe tashmë derbi do të zhvillohet po ditën e shtunë, por në orën 19:00.
Kujtojmë se derbi i parë i këtij sezoni mes dy skuadrave është zhvilluar në Vlorë dhe sfida përfundoi 0-0 mes tyre. Të shtunën në “Elbasan Arena” të dyja ekipet do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, pasi kjo sfidë vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.