
Objektivi i Partizanit drejt rivalëve të kryeqytetit. Dinamo është shumë afër transferimit të Itodor Peter Mandela. Ky i fundit u shpall golashënuesi i Kategorisë së Parë, ku me fanelën e Luzit ia doli të shënonte 19 gola, duke fituar kështu “Këpucën e Artë”.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se 20-vjeçari dhe “Blutë” po diskutojnë mes tyre detajet e fundit. Oferta e bërë nga drejtuesit e Dinamos ishte e parefuzueshme nga Luzit, teksa bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme.
Përveç Dinamos që do të “festonte” për transferimin e tij, pasi do të siguronte golat për sezonin e ardhshëm, festojnë edhe kavajasit. Këto të fundit përveç që mbushin ‘arkat” e klubit nga shitja e tij, por do të mbajnë edhe 50% të kartonit të lojtarit.