
Superiorja do të luajë 2 ndeshjet e fundit sot në mbrëmje. Saktësisht në orën 19:00 vëmendja e tifozëve shqiptar do të jetë në Vlorë dhe Shkodër.
Në stadiumi “Flamurtari” do të sfidohen mes tyre Flamurtari dhe Egnatia, me vlonjatët që do të inagurojnë për herë të parë stadiumin e rikanstrukturuar dhe për herë të parë do të luajnë në shtëpi për këtë sezon.
Ndërkohë në “Loro Boriçi” do të përballen mes tyre Vllaznia dhe Vora. Një duel shumë i rëndësishëm, me skuadrat që sfidohen mes tyre për herë të parë në histori.
Për këtë takime FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu në Vlorë kryesorë do të jetë Enea Jorgji, ndërsa sfida e Shkodrës i është besuar Andi Koçit.
Ndeshjet dhe ARBITRAT:
VLLAZNIA – VORA
Arbitër kryesorë: Andi Koçi
Asistent 1: Xhuljo Mani
Asistent 2: Delin Kasa
Arbitër i 4: Klodian Prenga
VAR: Florjan Lata
AVAR: Erjon Bylykbashi
FLAMURTARI – EGNATIA
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Juxhin Xhaja
VAR: Kreshnik Bajramaj
AVAR: Orland Kuka