
PARTIZANI - ELBASANI 2 - 2 (Mba 12', Janjeva 60'/ Tsague 19', Musta 28')
Ndeshja:
Partizani dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Arenën e Demave”. Ekipet marrin nga 1 pikë në një ndeshje mjaft të luftuar në kryeqytet.
Golin e parë të sfidës e shënojnë vendasit me Mba në minutën e 12-të, por vetëm pas 7 minutash do të barazoheshin shifrat me Tsague.
Elbasani përmbysi në 2-1 me antë të Mustës në minutën e 28-të dhe pjesa e parë mbyllej me avantazhin e verdhebluve. Ndërkohë goli i barazimit nga të kuqtë do të vinte vetëm në minutën er 60-të, kur Janjeva do të mposhte Abalorën.
“Demat” nuk ia dalin të rikthehen te fitorja në kampionat pas humbjes me Bylisit, teksa tashmë me Elbasanin koleksionojnë vetëm 1 pikë. Pas këtij barazimi Partizani zbret në vendin e 3-të me 30 pikë, ndërsa Elbasani ka 22 pikë në vendin e 5-të.
Superiore: Java e 18-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Domgjoni, Mba. Trajner: Aleksandër Veselinovic
ELBASANI: Abalora, Qaqi, Dros, Tsague, Lajthia, Kasa, Gomesh, Hakaj, Musta, Qose, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic
LIVE:
90+4'- Mbyllet 2-2 ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit.
86'- pas rishikimit ne Var eshte gjithcka e rregullt dhe nuk ka penallti per verdheblute.
85'- Elbasani pretendon per penallti, per prekje te topit me dore nga Domgjoni.
72'- Elbasani vuan ne pjesen e dyte, Partizani kembengul per nje tjeter gol
60'- Vjen me ne fund goli. Partizani barazon shifrat me Janjevan.
50'- Partizani kembengul me Caren, por verdheblute jane "blind" ne prapavije.
46'- Nis pjesa e dyte.
45+1'- Mbyllet pjesa e pare ne kryeqytet. Elbasani kryeson 2-1 ne 45 minutat para
28'- E pabesueshme cfare ndodh ne "Arenen e Demave", kapiteni kalon ne avantazh skuadren e Gvozdenovic.
19'- Elbasani barazon shpejt rezultatin. Tzague con topin ne fundin e rrjetes.
12'- Goditje denimi per Partizanin, me topin qe shkon ne zone dhe krijohet rremuje, ku Mba arrin te perfitoje dhe te kaloje "Demat" ne avantazh.
11'- Elbasani shfaqet rrezikshëm. Tzague kroson drejt zones per Lajthian, por ky i fundit nuk gjen dot kuadratin e portës.
9'- Goditje këndi për Partizanin, Cara gjuan, por Abalora tregohet i vëmendshëm.
1’- Shkelmohet topi i parë, nis sfida Partizani – Elbasani