VLLAZNIA – LAÇI 2-1 (Dodaj 51, Delaj 57'/ Bullari 70')
Ndeshja:
Vllaznia vazhdon të marrë fitore të rëndësishme në shtëpi. Skuadra e Thomas Brdaric ka triumfuar 2-1 ndaj Laçit në “Loro Boriçi” në një ndeshje që ishte spektakolare.
Kuqeblutë shënuan që në minutën er 51-të me anë të Dodajt. 19-vjeçari shënoi një gol fantastik. Vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 57-të shkodranët shënuan edhe golin e dytë. Një gabim i Kryeziut u shfrytëzua siç dubet nga Delaj, i cili çoi topin në rrjetë për 2-0.
Skuadra e Francesco Morieros nuk dorëzohet dhe arrin të rihapë ndeshjen në minutën e 70-të. kurbinasit shënojnë me Bullain për të çuar shifrat në 2-1. Në minutat e mbetura do të kishte të tjera raste të pastra, por ekipet nuk mundën të gjejnë më golin dhe kjo përballje përfundon në favor të kuqebluve.
Pas këtyre 3 pikëve, Vllaznia merr përkohësisht vendin e parë në klasifikim me 31 pikë, 1 më shumë se Egnatia. Ndërkohë Laçi mbetet në vendin e 8-të me 17 pikë.
Superiore: Java e 18
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Adrian Beqiraj
Formacionet zyrtare:
VLLAZNIA: Qarri, Krymi, Bajrami, Spahija, Mala, Sala, Kahrimanoviç, Deliu, Dodaj, Çoba, Balaj. Trajner: Tomas Brdariç
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Opeh, Kryeziu, Prodani, Mjaki, Tresa, Manellari, Melo, Kofi. Trajner: Françesko Moriero
LIVE:
90+5'- Mbyllet sfida. Vllaznia triumfon 2-1.
70'- Rihapet sfida, Laci shenon me Bullarin.
57'- Kryeziu ben nje gabim fatal. Delaj perfiton dhe dyfishon shifrat.
51'- Dodaj ben gjithcka sic duhet, talenti shkodran gjen rrugen e rrjetes dhe kalon Vllaznine ne avantazh.
46'- Nis pjesa e dyte.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë 0-0 mes ekipeve.
40+2'- Goditje denimi per Vllaznine, gjuan Balaj, por pa rrezik.
39’ - Vllaznia e pafat, teksa humb për dëmtim edhe të riun Spahija pas një tërheqje muskulore në këmbën e majtë.
37'- Laci niset rrezikshem, por Melo nuk perfiton sic duhet.
24’- Shkodranët krijojnë raste të rrezikshme, Bajrami nuk kroson saktë në zonë.
17'- Laçi rrezikon sërish, por topi i goditur nga kurbiasit shkon ngjitur me porten.
12' -Një kthim mbrapa i Dodajt për të mbyllur hapësirat sjell rrezik në portën shkodrane pasi prekja e tij rrezikon autogolin.
1’- Starton ndeshje në Shkodër, Vllaznia – Laçi në kërkim të fitores.